Transmetuar më 13-01-2019, 10:10

Hebraizmi dhe Islami bëjnë armëpushim përpara një dashuri, e cila mund të zhdukë çdo konflikt.

Është ky provokimi i bërë nga fotografi italian Matteo Menicocci, ku simulohet puthja mes një hebreu dhe një izraeliti, pamje e cila po bën bujë në rrjetet sociale.

“Paqe, dashuri dhe provokim”, shkruan ai si diçiturë të fotografisë.

Në pamjen e ndarë në Instagram, ai ka marrë një lumë komentesh.

Matteo është një fotograf 30-vjeçar, aktivist i LGBT, i cili lobon për të drejtat e komunitetit me orientim seksual ndryshe.

Gjatë pushimeve të kaluara për Vit të Ri në Tel Aviv dhe Jeruzalem bashkë me të dashurin, Riccardo, ai u përball me një sërë sulmesh dhe fyerjesh në rrugë.

Nga aty i lindi ideja për të realizuar një imazh të fuqishëm, për ti thënë mjaft ndasive por edhe konfliktit mes palestinezëve dhe hebrenjve. /a.y/noa.al