Transmetuar më 13-01-2019, 10:58
Foto ilustruese

Dashurohet me një prostitutë rumune, dhe ajo me anë të mashtrimit arrin që ti marrë 20 mijë euro. Është kjo ajo që i ka ndodhur një 40-vjeçari italian në Bari, i cili e ka treguar historinë e tij për “Gazzetta del Mezzogiorno”.

Ai ishte njohur me prostitutën në një lokal, pas ngacmimeve me shikime. Ajo i tregoi 40-vjeçarit historinë e saj duke i thënë se ishte transferuar në Itali, për të punuar si kujdestare për fëmijë dhe të moshuar, kur në fakt e vërteta ishte krejt ndryshe.

Ai u dashurua pas saj, nisi që ta frekuentonte, ndërsa më tej ajo nisi të kërkojë ndihmë.

Në fillim i kërkoi 3 mijë euro. “I kam dërguar të gjitha kursimet e mia në Rumani, nuk kam asgjë”, i tha ajo.

Më pas vijoi me borxhe të tjerë, deri në shumën e 20 mijë eurove në total. Por teksa i lindën disa dyshime pas disa veprimeve të gruas, ai vendosi që ta ndjekë dhe zbuloi se në të vërtetë ajo nuk punonte si kujdestare, por ishte prostitutë, shkruan noa.al.

Në atë moment i propozoi, “Lër gjithçka dhe eja ta nisim bashkë jetën nga e para”.

Por ajo ju përgjigj, “Nuk mundem, kam nevojë për shumë para”.

Në këtë moment lidhja mes tyre përfundoi dhe ai i kërkoi që ti ktheheshin 20 mijë eurot që i kishte dhënë borxh bashkë, por aji ju përgjigj me shantazh, “Do i tregoj gjithçka familjes tënde, do të shkatërroj jetën. Do them që më ke përndjekur dhe se ishte ti që më shfrytëzoje si prostitutë”.

Jo vetëm kaq por i tha se do i dërgonte persona që ti bënin keq. Pas kësaj burri bëri denoncimin në polici, por deri më tani asnjë qindarkë nuk i është kthyer pas. /a.y/noa.al