Transmetuar më 13-01-2019, 12:12

Një djalë i ri ka gjetur vdekjen tragjikisht gjatë kësaj të shtune, teksa ka rrëshqitur në akull.

Ngjarja e rëndë u shënua teksa ngjiste malin në Alta Valle di Susa, Bar Cenisio, të Italisë.

Viktima është alpinisti 33-vjeçar Matteo Feltro, i cili gjeti vdekjen në zonën Venaus.

Nga rindërtimi i ngjarjes rezulton se i riu, i cili ishte ekspert në alpinizëm ka rrëshqitur.

Bashkë me të ishin edhe alpinistë të tjerë, të cilët dhanë alarmin.

Pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë, Feltro ndërroi jetë në vend, si pasojë e rënies nga lartësia. /a.y/noa.al