Transmetuar më 13-01-2019, 14:20
Celeste Chambers

Një grua akuzohet se ka lejuar që vajza e saj vetëm 3 vjeçe të përdhunohet në këmbim të parave dhe hekurave të vjetër.

Gruaja ka mundësuar abuzimin e së bijës deri në moshën 15-vjeçare. Ajo ka lejuar që tre meshkuj në të njëjtën kohë ta përdhunonin të bijën e mitur në një kapanon të vjetër.

Nëna-monstër u shpall fajtore nga gjykata, pasi u dëgjuan fjalët drithëruese të viktimës, emri i së cilës nuk bëhet me dije.

Ngjarja tronditëse vjen nga Tallahassee, në Florida, SHBA. Viktima është abuzuar nga viti 2013 deri në vitin 2016.

Ndërkohë nëna-monstër është Celeste Chambers, aktualisht 37 vjeçe, e cila ua jepte vajzën pedofilëve dy herë në javë në këmbim të parave dhe hekurishteve të vjetra të cilat i shiste. Po ashtu ajo e mbante të bijën nën presion, duke e kërcënuar që të mos i tregonte askujt, shkruan noa.al.

Pas arrestimit të gruas, ajo shkoi për të jetuar me gjyshen. Sipas prokurores Anna Norris, e mitura ka kaluar një makth të vërtetë gjatë gjithë jetës së saj, për shkak të së ëmës.

Gruaja u deklarua fajtore të enjten që lamë pas, ndërsa dënimi ndaj saj do të komunikohet, më 14 janar. /a.y/noa.al