Transmetuar më 13-01-2019, 14:50

U nda nga jeta në moshën 51-vjeçare si pasojë e kancerit, duke shkaktuar hidhërim të thellë tek familja, dy fëmijët e saj, kolegët dhe miliona spektatorë që e ndiqnin çdo ditë në rrjetin televiziv BBC.

Zi në Britaninë e Madhe për zhdukjen e Dianne Oxberry. Ajo u bë e famshme fillimisht në frekuencat e radios, ndërsa më tej filloi parashikimin e motit për 20 vjet në BBC North West.

Dianne gjeti vdekjen në spitalin e Manchesterit, mëngjesin e 10 janarit. Ajo punoi deri në mesin e muajit dhjetor, deri kur gjendja shëndetësore e saj u përkeqësua.

Dianne prej disa kohësh, ishte diagnostikuar nga një formë agresive kanceri.

“Ishte një grua dhe nënë e jashtëzakonshme. Ishte burim frymëzimi për të gjithë në familje. Lë një hapësirë të pazëvendësueshme dhe do jetojë gjithmonë në zemrat tona”, deklaroi i shoqi Ian Hindle, i cili punonte si kameraman. /a.y/noa.al