Transmetuar më 13-01-2019, 15:13

Një makth vështirësisht i imagjinueshëm, ai i përjetuar për dy vite nga një adoleshente e cila detyrohej të pësonte abuzime seksuale nga ana e të zotit të shtëpisë, për të shmangur pagesën e qerasë.

Për vajzën e cila aktualisht është 15 vjeçe, abuzimi mund ta shenjojë për jetë.

Vajza jetonte me nënën dhe njerkun në Quilmes, provincë e Buenos Aires, në Argjentinë. Ajo u shpëtua nga një operacion i policisë, pas hetimeve disa mujore, duke çuar në pranga çiftin e bashkëshortëve dhe të zotin e apartamentit, ku familja jetonte me qera.

Për të mos paguar qeranë, njerku i vajzës Julian Agripino, 65 vjeç dhe nëna e saj Ramona Perla, kishin rënë dakord që qysh në moshën 13-vjeçare, t’ia jepnin vajzën të zotit të shtëpisë, për shërbime seksuale.

Denoncimi në polici u bë nga një teze e vajzës, duke çuar në pranga çiftin por edhe të zotin e shtëpisë Juan Domingue, 46 vjeç gjatë të enjtes që lamë pas, shkruan noa.al.

Dy burrat akuzohen për abuzim seksual, ndërsa nëna e adoleshentes për shfrytëzim prostitucioni. Nga hetimet e kryera rezulton se i pari që abuzoi me të miturën ishte njerku. Aktualisht e mitura ndodhet në një qendër për mbrojtjen e viktimave të abuzimit. /a.y/noa.al