Transmetuar më 13-01-2019, 21:39
Vijon protesta e studentëve ku prej disa ditësh kanë bojkotuar mësimin dhe qendrojnë ngujuar në fakultete.
Gjatë mbrëmjes së sotme protesta e tyre është zgjeruar, ndërsa ngujimit i janë bashkuar edhe studentët e fakultetit të Mjekësisë.
Me maska dhe uniformat e bardha, studentët e Mjekësisë bashkohen me studentët e Ekonomikut, Inxhinierisë, Juridikut dhe Arkitekturës.
Ngujimi i këtyre të fundit vijon prej 4 ditësh në fakultetet përkatëse.
Pas mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme, studentët e Fakultetit Ekonomik dolën me vendimin për të vijuar bojkotin dhe ngujimin edhe në ditët në vijim.
Kjo deri në plotësimin e kërkesave të tyre./a.k/noa.al/