Transmetuar më 13-01-2019, 22:50

Njësitë shëndetësore të Bazës Ajrore – Farkë në Shqipëri sot kanë shpëtuar një alpiniste, e cila ishte lënduar gjatë stërvitjes në malin e Çikës në Llogora.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shpërndarë një video në Facebook gjatë shpëtimit të alpinistes 31 vjeçare, ku ka lavdëruar njësitin e Bazës Ajrore për profesionalizmin e treguar.

“Heroike në kuptimin e plotë të fjalës.

Respekt dhe vlerësim të pafundmë për profesionalizmin e njësisë shëndetësore të Bazës Ajrore Farkë, të cilët sfiduan terrenin e vështirë dhe shpëtuan një alpiniste 31-vjeçare, të dëmtuar gjatë stërvitjes në malin e Çikës në Llogora”, ka shkruar ajo./a.k/noa.al/