Transmetuar më 14-01-2019, 09:00

Një avion Boeing 707 u përplas me murin e aeroportit të Karaj, jo shumë larg Teheranit.

Mjeti fluturues ishte nisur nga Bishkek, në Kirghizistan, drejt Iranit.

Si pasojë e përplasjes së ndodhur në orët e para të ditës së sotme, avioni që përdorej për transport mallrash u përfshi nga flakët.

Vetëm një anëtar i ekuipazhit arriti të mbijetojë me dëmtime të shumta, ndërsa 15 të tjerë humbën jetën.

Dyshohet se piloti i avionit u ul në aeroportin e gabuar dhe humbi kontrollin mbi mjet, duke u përplasur me një mur të aeroportit, duke përfunduar më tej tek disa ndërtesa të banuara.

Fatmirësisht nuk pati banorë të lënduar, në zonën ku u rrëzua avioni. Mësohet se mjeti fluturues transportonte ushqim dhe mish për ushtrinë iraniane. /a.y/noa.al