Transmetuar më 14-01-2019, 09:25

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacione të detajuara lidhur me situatën e akseve rrugore në vend si pasojë e të ftohtit dhe dëborës.

Në rajonin verior gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir ose pjesërisht me zinxhir janë Domaj- Drajë Rec; Qafë Mali- Fierzë; Ura e Cerenecit-Steblevë; Kuben-Vasije; Peshkopi-Qafë Drajë;

Peshkopi-UShtelencë; Qafë Bualli-Krastë dhe Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Në rajonin qendror, gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe tani kanë filluar reshje të dobëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik -Vilat Qeveritare, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave. Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir. Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij. Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Në rajonin jugor gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta, sidomos në qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për shkak të temperaturave dhe prezencës së ngricave në rrugë.

Në Qarkun Korçë qarkullimi është normal pa zinxhir.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Të gjithë kontraktoret janë në gatishmëri, pasi pritet që pasdite të ketë reshje bore.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore. /a.y/noa.al