Transmetuar më 14-01-2019, 10:10

Një vajzë 19-vjeçare u vra në mënyrë makabre, ndërsa u gjet e pajetë në një valixhe, të hedhur në një kosh për plehrat.

Historia tronditëse vjen nga Ukraina, ndërsa viktima është Daria Bilous.

Dyshohet se ajo u vra nga pesë meshkuj të cilët e futën trupin e saj në valixhe dhe e hodhën në plehra para se të zhdukeshin.

Vajza e cila studionte në universitetin e Dnipro, bazuar në ekspertizën e kryer në trupin e saj, rezulton të ketë vdekur prej mbytjes në fyt, ndërsa ishte goditur me një mjet shpues.

Ishte një banor i zonës ai që pa pesë meshkuj duke hedhur valixhen, ndërsa ishte një endacak ai që e hapi atë duke gjetur kufomën, ku Bilous kishte veshur vetëm reçipeta dhe xhinse, shkruan noa.al. Kjo bëri që të lajmërohet policia.

Mësohet se Daria e kishte festuar Vitin e Ri në Kiev, ndërsa më 3 janar ishte kthyer në Dniprop.

Nuk dihet ende se çfarë ka bërë e reja gjatë ditëve të fundit dhe as me kë shoqërohej.

Vajza trajtohej nga shërbimi social, pasi nuk jetonte me prindërit. Aktualisht policia po heton për të zbuluar përgjegjësit e krimit, teksa kufoma u gjet të martën e kaluar. /a.y/noa.al