Transmetuar më 14-01-2019, 11:55

Pak kohë më parë nëpërmjet fotografive ata pohuan se janë çift bashkë, duke mos u fshehur më për publikun.

Këngëtarja Eni Koçi dhe reperi nga Kosova, Genc Prelvukaj, kanë nisur pushimet e tyre të para bashkë, të paktën për sytë e publikut.

Në këto ditë dimri, ata kanë zgjedhur një vend ekzotik siç është Tajlanda, për të pushuar.

Ka qenë Eni ajo që ka publikuar një fotografi të tyre ditën e sotme, teksa bënin shëtitje me elefant në Phuket, duke shkruar, “Emocione pozitive, xhungël”.

E njëjta fotografi është publikuar edhe nga Genci duke shkruar, “Në xhungël”. /a.y/noa.al