Transmetuar më 14-01-2019, 13:10

Në moshën 88-vjeçare, u dashurua çmendurisht pas një djali 25 vjeç dhe brenda pak kohësh shpenzoi 100 mijë euro nga kursimet e saj.

Është kjo historia e një gruaje italiane nga provinca e Forli, e cila aktualisht është 91 vjeçe.

Pas një beteje të gjatë në gjykatë, vajza 63-vjeçare, arriti që të provojë gjithçka.

Në rastin në fjalë u përfshi edhe një mjek psikiatër, i cili u vu nën akuzë për falsifikim, duke qenë se kishte dhënë një certifikatë të rremë, lidhur me kthjelltësinë mendore të së moshuarës, shkruan noa.al.

Gjithçka u zbulua nga kujdestarja e gruas, e cila i tregoi vajzës së të moshuarës çfarë po ndodhte, duke qenë se edhe më parë, ajo kishte shfaqur probleme psikike.

Kjo bëri që 63-vjeçarja, pas një beteje të gjatë gjyqësore, të provojë se e ëma është e pazonja për të kuptuar dhe vepruar, duke marrë në administrim pasurinë e saj.

Ndërkohë në proces gjyqësor përveç djalit përfitues, ka përfunduar edhe mjeku, teksa seanca e parë ndaj tyre do të mbahet në 9 maj. /a.y/noa.al