Transmetuar më 14-01-2019, 14:13

Djali erdhi në jetë 14 javë para kohe dhe kishte probleme të cilat do e shoqëronin përjetë si pasojë e një sindrome.

Pikërisht për shkak të problemeve që kishte, për tu ushqyer kishte nevojë për një tub.

Por brenda tij nëna, Brooke Evelyn Lucas, hodhi acid nga ai që përdoret për pastrim, në tentativë për ta vrarë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Perth të Australisë. Vogëlushi i cili prej pak ditësh ka mbushur 1 vjeç, kishe nevojë për kura të vazhdueshme gjatë gjithë jetës, përveç pajisjeve të cilat do i mundësonin frymëmarrjen dhe ushqyerjen.

Zyrtarët e policisë besojnë se gruaja i ka hedhur fëmijës në tub acid në 29 dhjetor, rreth një javë pasi kishte dalë nga spitali.

William, u shtrua sërish në spital, ku pas ndihmës së mjekëve mundi të shpëtoi. Gruaja tha se i biri ishte ndjerë keq krejt papritur, duke e dërguar në spital, por mjekët dhe hetimet zbuluan tjetër gjë, shkruan noa.al.

Pak ditë para veprimit të rëndë gruaja kishte bërë një postim në Facebook, ku shkruante, “William doli nga spitali dhe do e kalojë Krishtlindjen e parë në shtëpi”.

Ndaj gruas kanë nisur hetimet, ndërkohë që në 30 janar, do të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj saj. /a.y/noa.al