Transmetuar më 14-01-2019, 15:45

Për të parën herë, e shprehur publikisht dhe në profilin e tij zyrtar në Instagram, Flor Mumajesi ka folur për vendimin më të vështirë të jetës së tij, shkëputjen nga muzika…

Pas çmimit të parë të "Kënga Magjike", edicioni i 20-të, pas hiteve dhe bashkëpunimeve të fundit muzikore, të cilat kanë rezultuar absolutisht sukseset e tij të radhës, vjen ky moment.

Kantautori i dashur për publikun shprehet për një etapë të panjohur për publikun, siç është edhe vendimi për të hequr dorë nga muzika.

“Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika… Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot…

Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtetë! Ju dua”, shkruan ai në postimet e njëpasnjëshme në Instastory-n e tij!/b.l/noa.al/