Transmetuar më 14-01-2019, 16:18

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e studentëve, ku thotë se përshëndet deklaratën e senatit akademik.

Në një postim në medias sociale Rama shkruan se uron që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohen brutalisht.

“Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT. Uroj që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht.

Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre. Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet #MeStudentët”, shkruan Rama.

Ndërkohë, në deklaratën e shpërndarë, thuhet se pas mbledhjes së sotme, thuhet se Senati mbështet kërkesat e studentëve, ndërsa u kërkohet atyre që të ndjekin procesin mësimor, duke vazhduar njëkohësisht edhe protestat./b.l/noa.al/