Transmetuar më 14-01-2019, 16:59

Të gjithë duam t’i mbarojmë shpejt punët, të mësojmë çdo gjë mirë brenda një kohe të shkurtër dhe të kemi rezultate, por shpesh kuptojmë që na ka ikur dita kot, sepse jemi të papërqendruar. Duhet shumë vullnet për ta mbajtur mendjen aty ku duhet, por janë edhe ca ushqime që ndihmojnë.

Kafeina të mban zgjuar- Mos hiqni dorë nga kafja dhe mos harroni që edhe shumë lloje çajrash dhe çokollata e zezë kanë gjithashtu kafeinë. Vetëm mos e teproni sepse efektet anësore nuk janë të këndshme.

Sheqeri gjithashtu nuk të lë të plogështohesh- Jo sheqer me kokrriza, por glukozë që trupi e nxjerr nga disa ushqime, si ëmbëlsirat apo karbohidratet. Vetëm mos e teproni, mjafton një lëng frutash, më shumë rëndon kujtesën dhe trupin…

Peshku është ushqim për trurin- I pasur me omega 3 të ndihmon të jesh në formë nga ana intelektuale. Hani dy racione peshk në javë.

Çokollatë me arra- Arrat dhe farat janë të pasura me Vitaminë E, një antioksidant shumë I mirë ashtu si çokollata e zezë gjithashtu e pasur me antioksidantë që luftojnë plakjen dhe ndihmojnë që truri të funksionojë me kapacitet të plotë dhe vrull rinor.

Boronicat- Janë ushqimi i duhur i trurit. Në disa eksperimete te kafshët është vërtetuar që përmbajtja e tyre lufton radikalet e lira duke ulur rrezikun për sëmundjet e trurit që vijnë me moshën.