Transmetuar më 14-01-2019, 18:38

Ky imazh ju çon të testoni më shumë imagjinatën. Gjithçka kërkon është vetëm 5 minuta kohë. Shiko me vëmendje fotografinë! Imazhi i parë që të tërheq vëmendjen zbulon të fshehtat e karakterit dhe mënyrës se si sillesh me të tjerët.

1.Në qoftë se imazhi i parë që dallon është fytyra e një burri, urime: je njeri krijues dhe me shpirt artistik. Nuk bie kurrë në monotoni dhe i jep çdo dite ngjyra të tjera. Njerëzit që të rrethojnë nuk mërziten kurrë me ty, pasi energjia që të karakterizon është dominuese.

2.Nëse imazhi i parë që dallon është ai i trupit të një gruaje, duhet ta pranosh se të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes. Je shumë inteligjente, punëtore dhe e shoqërueshme. Bisedat janë gjithmonë të këndshme, pasi jep çdo ditë më shumë nga vetja gjëra të reja. Nuk të pëlqen vetmia, është frika më e madhe që të karakterizon.

3.Nëse imazhi që shikon është një fytyrë në ujë, atëherë je njeri që e do shumë lirinë. Je njeri antikonformist, të pëlqen të thyesh rregulla dhe nuk bën kurrë kompromise me parimet dhe vlerat që beson. Të pëlqen të shijosh momentin dhe të mos mendosh për më gjatë.

4.Nëse imazhi i parë që dallon është ai i fytyrës së një gruaje, atëher je njeri i ndjeshëm, i sjellshëm dhe altruist. U kushton shumë rëndësi emocioneve të miqve dhe familjarëve dhe sillesh me ta si të ishe prind. Ke zemër shumë të madhe që rrezaton kudo.

5.Nëse imazhi i parë që vë re është fytyra e një fëmije, atëherë ke ngjashmëri me të. Shpeshherë ndihesh fëmijë dhe këtë e tregon sa herë që ke nevojë për mbrojtje gjatë gjithë kohës. E ndjen se është gjithmonë dikush tek i cili mund të besosh.