Transmetuar më 14-01-2019, 18:39

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me atentatin e sotëm në qytetin bregdetar.

Sipas bluve, të shtënat me armë u regjistruan në lagjen "Pavarësia", ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një 41-vjeçar që po merr ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë, në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur nje automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre.

Makina e djegur

Shërbimet  e policisë po krehin zonën  për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve, sqaron Policia e Vlorës. /k.k/noa.al/

Atentati në qendër të Vlorës, një person i plagosur rëndë

Të shtëna me armë në mes të qytetit, autorët ia mbathin pa lënë gjurmë