Transmetuar më 14-01-2019, 19:31

Ju ndodh shpesh që të zgjoheni në mëngjes dhe të keni dhimbje të kokës.

Një problem i tillë është i lidhur ngushtësisht me disa faktorë, të cilët duhet t’i dini patjetër.

Ndërkohë, ka edhe disa mënyra se sit ë largoni dhimbjen e kokës në mëngjes.

1- Vendosja e një shamie apo objekti të ftohtë në ballin tuaj mund të bëjë mrekulli për dhimbje nga migrena.

Çdo gjë të ftohtë që do merrni, vendoseni në ballë për 15 minuta dhe pastaj pushoni për 15 minuta.

2- Për dhimbje koke nga tensioni, vendosni një jastëk të ngrohtë në qafën tuaj ose në pjesën e prapme të kokës.

3- Dritat ose dridhjet mund të shkaktojnë migrenë. Nëse ndjeni dhimbje koke, mbyllni dritaret tuaja me perde të errëta gjatë ditës dhe përpiquni të mbani syze dielli jashtë.

5- Merrni kafeinë. Sasitë e vogla të kafeinës shpesh mund të lehtësojnë dhimbjen e kokës. Megjithatë, kafeina e tepërt mund të ndërpresë gjumin dhe të shkaktojë lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës.

6-Praktikoni joga. Joga, meditimi ose relaksimi progresiv i muskujve, të mëson se si të qetësohesh kur ke një dhimbje koke.

7-Kufizimi i alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë migrenë në rreth një të tretën e atyre që përjetojnë dhimbje koke të shpeshta. Gjithashtu, është zbuluar se shkakton tension dhe dhimbje koke në shumë njerëz. /k.k/noa.al/