Transmetuar më 14-01-2019, 20:31

Shpat Kasapi është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar dhe ndër më të ndjekurit në rrjete sociale, ku është mjaft aktiv me fansat e tij.

Këngëtarin e kanë zënë telashet pasi për të tretën herë, atij i kanë vjedhur llogaritë personale.

I indinjuar nga ky veprim, ai i ka qortuar publikisht personat që e kanë bërë këtë gjë.

“Informatë: Është hera e tretë që ma keni thy Facebookun dhe Instagramin tim. Instagramin e riktheva mirëpo Facebookun jo, u detyrova të hap një të ri.

Nga tani e tutje mbaj vetëm këtë Facebook dhe këtë Instagram. Turp të keni për këtë që keni bërë.”, shkruan Shpati në postimin e tij./a.k/noa.al/