Transmetuar më 14-01-2019, 21:54

Avokati Spartak Ngjela ka folur sonte në emisionin “A show” të Adi Krastës në News24 për zhvillimet e fundit në vend, duke nisur me emrin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj.

Ai tha se Cakaj nuk mund të jetë ministër i Jashtëm.

Avokati i njohur komentoi dhe propozimin që Edi Rama bëri për veten si ministër i Jashtëm. Avokati tha se “Rama ka shkuar si cjapi të kasapi dhe kasapi do e therë cjapin”.

Avokati shpjegoi se mungesa e Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë Metës të marrë vendime. “Rama e ka lënë vendin pa gjykatë dhe për pasojë nuk ka kush të kontrollojë institucionet”,- tha Ngjela.

Ai kritikoi Ramën për gjuhën e përdorur me Presidentin.

“Rama ka gabuar me Presidentin. Nuk flet ashtu kryeministri. Këta nuk e dinë çfarë është shteti. Kanë ardhur me sandale dhe me pallate”, tha ai. Edhe më i ashpër është treguar Ngjela, kur tha se socialistët dëmtohen nëse nuk e rrëzojnë Ramën, që sipas tij nuk e do Perëndimi.

“Socialistët dëmtohen nëse nuk rrëzojnë Ramën. Mekanizmi votë. Gjithë rreziku i tyre vjen nga ekzistenca Rama. Ekzistencën Rama nuk e pranon Perëndimi. Perëndimi nuk e pranon Ramën”, deklaroi Ngjela.