Transmetuar më 15-01-2019, 08:25

Katie Gould, një studente amerikane drejtësie, humbi avionin dhe kështu vendosi që ti kalonte katër orët e pritjes deri në fluturimin e radhës në aeroport.

Por gjatë kohës së qëndrimit në aeroportin e Atlantës, SHBA, e reja shpiku një balet.

Bashkë me të pjesë e koreografisë, ishte edhe macja Bowie që udhëtonte bashkë me të.

Video të cilën e gjeni më poshtë u pa nga mbi 4 milionë persona dhe ka marrë me qindra komente.

“Është bukur të shikosh se si një postrim stresues, të transformohet në një argëtim të shfrenuar”, tha e reja.

Po ashtu Katie shtoi se nuk e kishte imagjinuar asnjëherë se do merrte një vëmendje të tillë, por se gjithçka ndodhi për të kaluar mërzinë e orëve të pritjes. /a.y/noa.al