Transmetuar më 15-01-2019, 10:08

Është çështje shije të mirë, tendenca e re mes të rinjve, për buqetën tradicionale të luleve, e cila tashmë po bëhet me kompozim picash.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë tendencën e re të çifteve.

Kështu një restorant italian në New York, “Villa Italian Kitchen”, propozon kompozimin e veçantë për buqetën e nuses për gjithë të pasionuarit pas picës.

Kjo lloj buqete cilësohet si simbol i bollëkut dhe mbarësisë për çiftin e ri.

Por krahas buqetës, edhe trëndafili i vendosur në kostumin e dhëndrit, po zëvendësohet me një mini picë. /a.y/noa.al