Transmetuar më 15-01-2019, 10:26

Dalin detaje të reja lidhur me vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar Albert Bako në burgun e Koridalos, në Athinë.

Mediat greke shkruajnë se ai u godit me një thikë artizanale të përshtatur brenda burgut, duke bërë që të gjejë vdekjen.

Bako, u qëllua me mjetin prerës në kokë dhe qafë nga të burgosur të tjerë.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se autorët e vrasjes së tij, janë shqiptarë.

Albert Bako, njihej edhe si Arbër Bako, i cili prej pak kohësh ishte transferuar nga burgu i Chania drejt atij të Koridalos, pasi pritej të dilte në gjyq.

Albert Bako akuzohej se në vitin 2014 kishte hapur zjarr me armë pranë një bar-kafeneje duke lënë të plagosur 14 persona të pafajshëm. Ajo ngjarje ndodhi në Mikroliman dhe atëherë, u tha se Bako hapi zjarr me automatik tip “Kallashnikov” për shkak të një balerine, Rezartës, për të cilën ishte xheloz.

Po ashtu, Bako u akuzua se kishte marrë pjesë në vrasjen në tentativë të avokatit Antonopoulos, e porositur nga biznesmeni Ari Floro.

Mediat greke lidhin vrasjen e shqiptarit edhe me mundësinë që të jetë një hakmarrje pasi disa kohë më parë në qendër të Athinës u ekzekutua me armë zjarri, avokati grek, Mihali Zafiropoulos. /a.y/noa.al

Shqiptari në Greqi u vra si nëpër filma, teksa u transferua nga njëri burg në tjetrin

Masakra e Pireut, shqiptari vritet në burgun grek, pak ditë para gjyqit