Transmetuar më 15-01-2019, 00:23

Dy të rinjtë shqiptarë që u arratisën nga qelitë e burgut në Koridalos të Athinës, janë vënë në pranga pasi për afro dy javë shijuan lirinë.

Leonard Pepa, 27 vjeç dhe Elvis Pepa, 37 vjeç nga Elbasani, janë dy të rinjtë që u arrestuan pasditen e së hënës në një operacion policor që zhvilluan forcat speciale në Athinë.

Elvis dhe Leonard Pepa u gjetën në një banesë në lokalitetin Mati të Athinës, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia greke.

Dy djemtë ishin arratisur pak pas ndërrimit të viteve nga burgu i sigurisë së lartë Koridalos.

Ata prenë hekurat e qelisë 17 të seksionit D ku gjendeshin dhe më tej shijuan lirinë për disa ditë derisa këtë pasdite të hëne u rikthyen në qeli.

Policia tha se arrestimi i dy të rinjve u bë pa rezistencë nga ana e tyre. /noa.al/

Fotot nga arratisja

No photo description available.

Image may contain: indoor

Image may contain: outdoor

Image may contain: grass, outdoor and nature