Transmetuar më 15-01-2019, 10:58

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh me anë të së cilit pretendon se është vetëdorëzuar i shumëkërkuari Klement Balili.

“Dorëzohet Klement Balili! Qytetari dixhital informon”, shkruan Berisha.

Më tej ai publikon mesazhin që i ka dërguar një qytetar ku thuhet, “Përshëndetje doktor, vetëdorëzohet Klement Balili në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai është nisur drejt Tiranës me Rigels Balilin”.

Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Ai është etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”, për shkak të rolit të tij në trafikun e drogës. /a.y/noa.al