Transmetuar më 15-01-2019, 11:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi disa projektvendime lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.

KQZ miratoi projektvendimet “Për miratimin e modelit të kutisë së votimit, që do të përdoret për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.

-“Për miratimin e modelit të kutisë së materialeve zgjedhore, që do të përdoren për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.

-“Për miratimin e llojit dhe specifikimeve të bojës timbruese, që do të përdoret për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.

-“Për miratimin e modelit të vulave, që do të përdoren për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.

-“Për miratimin e modeleve të zarfeve të sigurisë, që do të përdoren për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.

-“Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit, që do të përdoret nga Komisioni i Qendrës së Votimit , për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.

-“Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës së KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.

-“Për ngritjen e Zyrave Rajonale Zgjedhore, caktimin e personelit dhe vendndodhjes së tyre për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.

KQZ vendosi ngritjen e zyrave Rajonale Zgjedhore në 12 qarqet e vendit, të cilat do të funksionojnë përgjatë periudhës 1 mars-31 korrik 2019 dhe ambientet e pajisjet e punës për ZRZ do të sigurohen nga prefektët e qarqeve.

-“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkikë për:

Qarku Lezhë, Bashkia Mirditë, znj. Arta Tushaj

Qarku Vlorë, Bashkia Vlorë, znj. Erjona Ismaili

Qarku Durrës, Bashkia Kavajë, znj. Sofije Cara

Ndërkohë, KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për në mbledhjen e radhës të projektvendimit “Për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike për vitin 2019”. /a.y/noa.al