Transmetuar më 15-01-2019, 11:19

Me kërkesë të Kryeministrit Edi Rama, Kuvendi do të mblidhet këtë të mërkurë në seancë të jashtëzakonshme.

“Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Sakaq kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka nxjerrë urdhrin me rendin e ditës të përcaktuar.

Mësohet se seanca parlamentare do të mbahet në orën 17.00 të ditës së nesërme.

Në seancën e nesërme pritet të bëhet edhe votimi i ministrave të rinj dhe shkarkimi i të vjetërve, pas ndryshimeve në qeveri. /a.y/noa.al