Transmetuar më 15-01-2019, 11:30
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën i mbytur në lumin Shkumbin, teksa trupi i pajetë është gjetur paraditen e sotme.

Në fshatin Xibrrakë, në shtratin e lumit Shkumbin është gjetur i mbytur Nazmi Peqini 77 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet paraprake dhe deklarimet e familjarëve, rezulton se i moshuari kishte shkuar për të peshkim dhe për pasojë është mbytur.

Nga këqyrja paraprake e kryer nga mjeku-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.

Gjithsesi lidhur me shkaqet e vdekjes së tij, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al