Transmetuar më 15-01-2019, 12:29

Presidenti Ilir Meta përshëndet dorëzimin dhe arrestimin e të shumëkërkuarit, Klement Balili.

Lidhur me prangosjen e të shumëkërkuartn për trafik droge, kreu i shtetit tha se, “Përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me probleme mjaft serioze me ligjin”.

Në vijim ai deklaroi, “Me këtë rast falenderoj jo vetëm agjencitë lizgjbatuese por edhe partnerët ndërkombëtarë për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot”.

Më herët ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një konferencë për mediat, tha se policia mori në duart e saj një prej personave më të kërkuar në Shqipëri ndërsa qytetarët dhe partnerët marrin një lajm shumë të qartë për Shqipërinë që duam.

“Procesi është rezultat i një operacioni të gjerë që kanë mundësuar që personi në fjalë të vetë dorëzohet në policinë e shtetit”, u shpreh ministri.

Lidhur me vetëdorëzimin, Lleshaj tha se “Kurrë nuk mund të ketë një dorëzim vullnetar të një personi të kriminalizuar në këtë nivel drejt stacioneve të policisë”.

Balili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Ai është etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”, për shkak të rolit të tij në trafikun e drogës. /a.y/noa.al

Rama: Balili prapa hekurave, përgjigje për të gjithë qentë që lehin

Berisha publikon mesazhin: Vetëdorëzohet Klement Balili

Ministri Lleshaj në konferencë: Klement Balili u arrestua