Transmetuar më 15-01-2019, 13:42
Pamje nga shoqerimi i Balilit drejt Policise se Tiranes

I shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe nga avokati Theodhori Sollaku, Klement Balili ka mbërritur rreth orës 13.35 në drejtorinë e Policisë Tiranë.

Aty Balili pritet t’iu nënshtrohet proceduave hetimore të pyetjes, në praninë e avokatit.

I shumëkërkuari Klement Balili, i etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”, u vetëdorëzua në polici në prani të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Dorëzimi i tij u bë paraditen e sotme në zonën e Delvinës, ku mendohet se ka qëndruar i fshehur për një kohë të gjatë.

Mësohet se gjatë dorëzimit, ai shoqërohej nga dy familjarë të tij.

Pas transferimit drejt kryeqytetit i shoqëruar nga kryepolici Veliu, Balili u mbajt në ambientet e komisariatit nr.6 në Tiranë, për tu transferuar më tej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Klement Balili akuzohet për veprën penale “Trafik ndërkombëtar droge”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Eskobari i Ballkanit” rezultonte në kërkim qysh prej majit të vitit 2016, pas një vendimi të Gjykatës së Athinës, ku ndaj tij u caktua në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një konferencë për mediat lidhur me arrestimin, tha se Balilit iu garantua siguria e një procesi të drejtë ligjor.

Ai bëri me dije se dorëzimi i Balilit erdhi pas një procesi operativo-gjurmuese, në bashkëpunim me shërbimin sekret shqiptar dhe me partnerët.

Lidhur me vetëdorëzimin, Lleshaj tha se “Kurrë nuk mund të ketë një dorëzim vullnetar të një personi të kriminalizuar në këtë nivel drejt stacioneve të policisë”. /a.y/noa.al

Meta përshëndet arrestimin e Balilit: Person me probleme serioze me ligjin

Rama: Balili prapa hekurave, përgjigje për të gjithë qentë që lehin

Berisha publikon mesazhin: Vetëdorëzohet Klement Balili

Ministri Lleshaj në konferencë: Klement Balili u arrestua