Transmetuar më 15-01-2019, 15:12

Vendimin për të mos publikuar asnjë foto me imazhin e plotë të vajzës, Xhensila dhe Besi vijojnë t’i qëndrojnë besnik në çdo ditë të jetës së tyre.

Ama, si prindër të rinj, sigurisht që dëshirës për të ndarë virtualisht momente me ndjekësit e tyre të shumtë, ata nuk i shpëtojnë dot, ndaj në ditë të caktuara ata zgjedhin që të postojnë foto apo video nga jeta e tyre bashkë me të voglën Ajka.

Ka qenë vetë Xhensila, ajo që ka postuar në një video të shkurtër një moment nga mbrëmjet e zakonshme të sajat tashmë si nënë e re.

Me Ajkën në prehër, të veshura të dyja nënë e bijë me pupa të ngrohta të kuqe, Xhensila ka ndarë me të gjithë ne një çast lumturie për të, siç është çdo minutë dhe orë e kaluar pranë më të voglës së familjes Kallaku./b.l/noa.al/