Transmetuar më 15-01-2019, 15:42

Këngëtarja dhe aktorja e njohur selena Gomez i lajmëroi fansat e saj se do të bënte një pushim në rrjetet sociale e në fakt e mbajti fjalën. Ajo që nga shtatori nuk kishte postuar asgjë në profilin e saj në Instagram.

Madje për disa kohë, Selena u shtrua në psikiatri për shkak të problemeve të saj me depresionin. Fatmirësisht, Selena tashmë vazhdon jetën normalisht dhe duket sikur është në rrugë të drejtë për të dalë nga ajo gjendje psikologjike e rënduar.

Selena madje është rikthyer edhe në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto të reja, por edhe ka shkruar disa fjalë për fansat e saj që e kanë pritur me padurim.

“U bë disa kohë që nuk keni dëgjuar për mua, por dua t’ju uroj të gjithëve gëzuar vitin e ri dhe dua t’ju falenderoj për dashurinë dhe mbështetjen. Viti i kaluar ishte pa dyshim një vit reflektimi, sfide dhe rritje.

Janë gjithmonë ato sfida që të tregojnë se kush je dhe sa je në gjendje të arrish. Më besoni, nuk është e lehtë, por unë jam shumë krenare për njeriun që po bëhem dhe po shikoj përpara këtë vit”,-shkruan Selena në postimin e saj.