Transmetuar më 15-01-2019, 16:49

Në garazhin e tij ai kishte 830 kg drogë, nga të cilat 564 kg marihuanë dhe 266 kg hashash, me vlerë mbi 2 milionë euro. Kjo është arsyeja përse një shqiptar 35-vjeçar u arrestua nga ekipi i policisë së Livornos në Itali.

Operacioni që çoi në arrestimin e shqiptarit, punëtor i një kompanie të mirëmbajtjes së Livornos, filloi pas një raportimi anonim pranë policisë, sipas të cilit, një i huaj në zonën e Montebello po ecte me një armë në lagje dhe me një makinë gri.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i vënë në pranga nën akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimin është me iniciale L.O., 35 vjeç.

Operacioni që çoi në arrestimin e 35-vjeçarit erdhi pas një sinjalizimi në “YouPol”, një aplikacion i policisë italiane ku qytetarët mund të sinjalizojnë për një krim, i ngjashëm me “komisariatin dixhital” të policisë shqiptare.

Pas kontrollit në zonën e sinjalizuar, agjentët e kanë gjetur të dyshuarin në bordin e automjetit teksa po bëhej gati për të hyrë në një garazh, në rrugën “Ebat”.

Në brendësi të automjetit, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruar një pistoletë lodër, imitim i një arme reale. Pas kontrollit në garazh, u gjet edhe sasia e drogës./b.l/noa.al/