Transmetuar më 15-01-2019, 17:15

Pas përfundimit pas hekurave të Klement Balilit i kërkuar prej kohësh nga shteti shqiptar dhe i akuzuar për disa vepra penale ka ardhur edhe reagimi nga Ambasada amerikane në Tiranë.

"Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili.

Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë.

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. Kush e ka radhën”, – shprehet ambasada e SHBA./b.l/noa.al/