Transmetuar më 15-01-2019, 17:45

Pas ngjarjes makabre, e  cila ndodhi në zonën e Unazës së Re, ku Majlind Lila qëlloi me pistoletë mbi Bujar dhe Valentina Mataj, të cilët për pasojë humbën jetën dhe më pas u vetëvra, ka reaguar edhe partnerja e tij, Nertila Mataj për News 24.  Nevila Mataj, e cila ndodhet në Suedi, është vajza e dy viktimave të Unazës së Madhe.

“Majlindin e largova nga shtëpia me ndihmën e miqve në Suedi sepse mori thikën të më vriste në prani të vajzes. I bleva biletë e çova në Greqi te familjarët e vet, por ata i dhanë lekë të vinte prapë tek unë.

Nuk erdhi këtu por bëri atë që bëri. Askush nuk i ka marrë femijën atij. Dhe familja ime ka qenë vecse ndihmë për të. Ai ishte nje i sëmurë”, është shprehur ajo për News 24.

Dyshohet se krimi i trefishtë ndodhi pasi çifti, që prej 1 viti jetonte në Suedi, ishin ndarë.

Shkëputja e marrëdhënies me vajzën e tyre siç duket ka çuar deri në marrëzi 52-vjeçarin që kreu masakrën në ‘Unazën e Re’, duke vrarë me armë zjarri vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas veten.

Pasi çifti ishte njohur në Shqipëri që prej 2012-ës dhe kishin bashkë një vajzë, kishin vendosur që të emigronin drejt Suedisë, ndërkohë që konfliktet mes tyre i çuan deri në ndarje. Lila fajësonte prindërit e saj, Bujar e Valentina Matajn nga Korça, për ndarjen me 36-vjeçaren.

“BalkanWeb” mëson se në rrethana ende të paqarta Lila ishte kthyer tre ditë më parë nga Suedia, ndërkohë që Nevila Mataj kishte qëndruar.