Transmetuar më 15-01-2019, 18:03

35 kg e 130 gram marijuanë është kapur në kufirin greko-shqiptar.

Lënda narkotike është gjetur këtë pasdite në një makinë që drejtohej nga një nënë e re.

25-vjeçarja, Kostandina Mata ishte duke drejtuar makinën, teksa me vete kishte edhe dy fëmijët e saj të mitur.

Operacioni u zhvillua në Smerto, Igumenicë, ku pas kontrolleve në bagazh u gjetën 33 pako me 35 kg 130 gram marijuanë.

Po ashtu u sekuestrua edhe një celular. /k.k/noa.al/