Transmetuar më 15-01-2019, 18:29

Albert Bako, shqiptari i vrarë në një burg grek ditën e djeshme, u qëllua 17 herë me thikë.

Ai ndërroi jetë si pasojë e plagë të marra në pjesë të ndryshme të trupit, pas konfliktit në burgun e Korodhalos.

Shqiptari akuzohej si  nxitësi i vrasjes së avokatit grek Zafiropoulos, dhe po ashtu edhe për plagosjen e disa personave.

Mjeku ligjor ka thënë se ai ka marrë goditje të shumta, por duket se ato që i shkaktuan vdekjen ishin në qafë.

Sipas Ministrisë së  Drejtësisë, është identifikuar autori i kësaj vrasjeje dhe se nga ana e policisë  dyshohet se një tjetër person është i  përfshirë në përleshje.

Ky është një grek i cili “nuk ka asnjë lidhje  me veprën  penale të shqiptarëve”, tha një zyrtar i sigurisë.

Lidhur me motivin e sulmit, mendohet se është një hakmarrje për vrasjen e avokatit Zafiropoulos, shkruan “zougla.gr”. /k.k/noa.al/

Thikë në kokë dhe qafë, si u vra shqiptari në burgun grek