Transmetuar më 15-01-2019, 18:28

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar me një status në “Tëitter” pas kapjes së Klement Balilit dhe komenteve të opozitës.

Lleshaj shpreh ‘mirëkuptim për mizën nën kësulë’, ndërsa thekson se Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare por edhe të vendeve të tjera.

“Për ata që janë hutuar nga arrestimi i Balilit dhe mundohen të hutojnë të tjerë: Mirëkuptim për mizën nën kësulë, por Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, po edhe atë të vendeve të tjera ???? Sa keq, opozitarët përqeshin, partnerët duartrokasin!”, shkruan Lleshaj.

Më herët në një deklartë për mediat, Lleshaj lidhur me vetëdorëzimin e Balilajt, tha se “Kurrë nuk mund të ketë një dorëzim vullnetar të një personi të kriminalizuar në këtë nivel drejt stacioneve të policisë”.

Balili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Ai është etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”, për shkak të rolit të tij në trafikun e drogës.