Transmetuar më 15-01-2019, 19:31

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka shprehur vlerësime për ndalimin e Klement Balilit.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, thuhet se “shohim që përpjekjet disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar, edhe një herë, po sjellin rezultate konkrete dhe të rëndësishme në Shqipëri”.

OSBE vlerëson punën e Policisë së Shtetit “për arrestimin e trafikantit të akuzuar ndërkombëtar të drogës, Klement Balili”.

Në njoftim thuhet se “ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vendit për fuqizimin e shtetit të së drejtës”. /k.k/noa.al/