Transmetuar më 15-01-2019, 19:53

Për të larë rrobat secili mundohet të zgjedhë detergjentin e duhur.

Por lajmi i mirë është se ju duhet vetëm një përbërës në çdo larje, për të kursyer para, por edhe për të mos u nervozuar më me njollat e rrobave.

Është interesante se e gjitha çfarë duhet të bëni është të hidhni pak uthull të bardhë në lavatriçe aty ku hidhni detergjentin, dhe rrobat tuaja do të shkëlqejnë si asnjëherë më pare.

Para se ta lëshoni, hidhni edhe ½ filxhan uthull në rroba. Kështu do ta forconi efektin e detergjentit të zakonshëm dhe do të parandaloni zhdukjen e ngjyrave.

Në vend të ndonjë zbardhuesi tjetër, në vendin ku e hidhni detergjentin vendosni edhe pak uthull. /k.k/noa.al/