Transmetuar më 15-01-2019, 20:13

Ka rezultuar me sukses mbjellja e pambukut në Hënë nga ana e astronautëve kinezë.

Mësohet se bima tashmë ka mbirë, dhe një gjë e tillë ndodh për herë të parë në këtë planet.

Misioni Chang’e 4 është i pari që lëshohet në Hënë për të eksploruar teksa pajisja u ul në Hënë më 3 janar dhe mbante me vete instrumente për të analizuar gjeologjinë e regjionit të saj.

Bimët janë rritur më parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, por kurrë në Hënë.

Aftësia për të rritur bimë në Hënë do të jetë thelbësore për misione të gjata hapësinore, si për shembull një udhëtim në Mars i cili do të merrte kohë rreth dy vjet e gjysmë.

Kjo nënkupton se astronautët, potencialisht, do të mundë të mbillnin ushqimin e tyre në hapësirë, duke reduktuar nevojën për t’u kthyer në Tokë për t’u furnizuar me ushqim. /k.k/noa.al/