Transmetuar më 15-01-2019, 21:14

Parlamenti i Britanisë së Madhe votoi sot kundër marrëveshjes së BREXIT-it, që qeveria e Kryeministres Theresa May negocioi me Bashkimin Europian.

Ligjvënësit votuan me një shumicë dërrmues votash, 432 kundër dhe 202 pro marrëveshjes.

Ligjvënësit kanë propozuar mbajtjen e një referendumi të dytë, si ai i vitit 2016, që i hapi rrugën Britanisë së Madhe drejt largimit nga Bashkimi Europian.

Theresa May made her final appeal to MPs tonight ahead of the crucial Brexit deal vote, saying they had a 'duty to deliver'

Britania e Madhe kishte në plan të largohej nga BE-ja pas 73 ditësh dhe kryeministrja May ka afat deri të hënën të sjellë një Plan B në Parlament.

Groups of demonstrators from both sides of the argument waved Union flags as they pushed their views on Brexit

Por udhëheqësi i Partisë Laburiste të opozitës Jeremy Corbyn, bëri thirrje menjëherë që qeveria aktuale të përballet me një mocion mosbesimi.

Zonja May e anuloi një votim të mëparshëm që ishte në plan për në dhjetor 2018, kur u pa qartë se ajo nuk i kishte votat e mjaftueshme për miratimin e marrëveshjes.

Si ligjvënësit që e mbështesin, edhe ata kundër BREXI-it, nuk janë dakord me kushtet e marrëveshjes.

Të tjerë ligjvënës duan që kontrollin e procesit të BREXIT-it mos e ketë kryeministrja May dhe kabineti i saj, por ta marrë në dorë Parlamenti britanik.

There were noisy protests outside of Parliament tonight as the moment of truth loomed for Mrs May's Brexit strategy