Transmetuar më 15-01-2019, 21:24

Një i ri italian ka befasuar me propozimin e tij për martesë ndaj të dashurës së tij.

Video e propozimit të tij është bërë virale në rrjetet sociale.

I riu italian Stefano kishte rezervuar një biletë për fluturim nga Roma në Dubai, ku ishte pjesë e ekuipazhit edhe e dashura e tij, stjuardesë.

Nga ana tjetër, kjo e fundit punonte me klientët e klasit të biznesit, anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët e ndihmuan Stefanon të dekoronte ambientin me flamuj e balona.

Videoja e filmuar nga disa pasagjerë tregon momentin kur Vittoria kalon përmes perdes që ndan klasin e biznesit dhe atë ekonomik.

Ndërsa Vittoria ecën, udhëtarët i japin nga një trëndafil të kuq ndërkohë që para fytyrës mbajnë nga një fotografi të Stefanos si edhe shenja që thonë ‘po’ në gjuhë të ndryshme.

Në fund Stefano ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës së tij.

Pasi ajo i thotë po, ai i vendos unazën në gisht.

Një ide e bukur për meshkujt, provojeni duke parë videon e mëposhtme./a.k/noa.al/