Transmetuar më 15-01-2019, 21:47

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Dritare” në Neës 24 ka komentuar kryefjalën e ditës, dorëzimin e Klement Balilit para drejtësisë shqiptare.

Sipas Lalës Balili "për shkak të lidhjeve në politikë ka më shumë mundësi për të blerë drejtësinë shqiptare".

"Unë mendoj që Klement Balili për shkak të lidhjeve në politikë ka më shumë mundësi për të blerë drejtësinë shqiptare. Ai e ka më të lehtë të rrëzojë drejtësinë shqiptare. Ish-ambasadori Donald Lu e ka cilësuar si magjistari Ballkanit", u shpreh Lala.

Për Lalën, dorëzimi i tij vjen një moment kur ai kishte krijuar të gjitha kushtet përmes avokatëve, ndërsa shtoi se gruaja e tij së bashku me djalin kanë qëndruar disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

"Klement Balili kishte krijuar të gjitha kushtet përmes avokatëve. Gruaja dhe djali i tij kanë qëndruar disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, u shpreh Lala./a.k/noa.al/