Transmetuar më 16-01-2019, 07:44

Gazetari i kronikës Armand Bajrami, ka folur për influencën e familjes Balili në zonën e Delvinës.

Në studion e emisionin “Opinion” ai tregoi se sipas një informacioni të dhënë nga i vëllai i Klement Balilit, në të gjitha bizneset e familjes së tyre, janë të punësuar rreth 1200 persona.

Ai tha se në një studio televizive, i vëllai i Balilit i kishte konfirmuar se në të gjitha bizneset që zotëron familja, paguajnë sigurime shoqërore për 1200 persona.

Bajrami tha se kjo mund të jetë një nga arsyet më të forta që ata kanë një mbështetje kaq të madhe në zonën e tyre.

Publikohen pamjet, momenti kur Balili takohet me njerëzit para se të dorëzohej