Transmetuar më 16-01-2019, 07:59

Një vajzë shqiptare u kap në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke udhëtuar me makinën e mbushur me drogë.

E arrestuara është 25-vjeçarja Kostandina Mata, e cila në momentin e ndalimit nga policia udhëtonte me dy fëmijët e saj të mitur.

Nga kontrolli i kryer në mjet, në zonën e Smerto pranë Igumenicës, pas informacioneve të marra rreth saj u zbulua në bagazh lëndë narkotike.

Më konkretisht u gjet 35 kilogramë lëndë narkotike marijuanë, e cila ishte ndarë në 33 pako.

E reja u arrestua në kushtet e flagrancës, teksa ndaj saj hetimet janë në vijim për të zbuluar bashkëpunëtorët. Dyshohet se Mata ishte e përdorur për trafikun e drogës, prej faktit se duke qenë me dy fëmijë të vegjël, askush nuk do dyshonte tek ajo. /a.y/noa.al