Transmetuar më 16-01-2019, 08:06
Klement Balili

Pas gati dy vjetësh në arrati, Klement Balili i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” vetëdorëzohet në polici.

Klement Balili u prangos këtë të martë pas një marrëveshje që e çoi atë drejt vetëdorëzimit në Policinë e Shtetit ku e priste vetë kryepolici Ardi Veliu vetëm 3 km larg vilës së “Eskobarit të Ballkanit” në fshatin Stjart pranë Delvinës.

Në emisionin “Repolitix” në “Report Tv”, u publikua mbrëmjen e kësaj të marte një fragment nga intervista e Klement Balilit për gazetarin Artan Hoxha.

I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” ka rrëfyer arsyet që e çuan atë të dorëzohej pas dy vitesh e gjysmë në arrati. Ai thotë se u arratis deri në përmbylljen e dosjes hetimore në ngarkim të tij kohë të cilën ai nuk ka preferuar ta kalojë në qeli, por në fshehtësi dhe duke i shpëtuar disa operacioneve të policisë, ndër ta edhe të forcave RENEA.

Balili thotë se nuk kishte besim te drejtësia shqiptare, “Pas shpalljes në kërkim për disa akuza, që nga ai moment u fsheha. U fsheha se nuk kishte prova. Drejtësia nuk kishte dokumentet e duhura për mua. Nga ai moment mora një njoftim se ka ardhur dokumentacioni për gjykuar se çështja ime i kalon drejtësisë shqiptare. Nga ky moment unë jam i gatshëm të përgjigjem”.

Publikohen pamjet, momenti kur Balili takohet me njerëzit para se të dorëzohej