Transmetuar më 16-01-2019, 08:16

Një pjesë e mirë e njerëzve sapo hapin sytë, e nisin ditën duke bërë një gotë me ujë.

Përveçse një nevojë fizike, një veprim i tillë, sjell një sërë dobish për trupin e njeriut.

Kjo pasi, për shkak të orëve të gjata të gjumit, trupi dehidratohet.

Në këtë mënyrë me anë të ujit, çdo pjesë e trupit nxitet të funksionojë më mirë.

Nëpërmjet ujit, nxitet qarkullimi i oksigjenit dhe ndihmon në prodhimin e qelizave të gjakut.

Po ashtu nëpërmjet ujit në mëngjes, pastrohen zorrët dhe stimulohet tretja.

Një tjetër dobi e ujit esëll është edhe funksionimi i mirë i veshkave.

Pasi të keni pirë ujë, duhet të prisni rreth 45 minuta, para se të hani mëngjes. /a.y/noa.al